sqen

Ku ndodhet

Bashkia e Shkodrës është qendër e rajonit me të njëjtin emër, me një sipërfaqe prej 872.71 km katror. Kufizohet me bashkinë Malesi e Madhe në veri, bashkinë Tropojë në lindje, bashkinë Vau i Dejës dhe Lezhës në jug dhe Detin Adriatik dhe Malin e Zi në Perëndim. Bashkia e Shkodrës, shtrihet nga Alpet Shqiptare deri në Detin Adriatik. Përbëhet nga 11 njësi administrative dhe 93 fshatra. Qyteti i Shkodrës, shtrihet afër Liqenit të Shkodrës, lumit Buna dhe Drinit përkatësisht liqeni më i madh në Ballkan, lumi më i madh në Shqipëri për sa i prurjeve dhe lumit më të gjatë. Kir është një lumë tjetër i rëndësishëm, që rrjedh në lindje të qytetit. Të tre lumenjtë bashkohen në rrëzë të kalasë së Rozafës duke krijuar një pamje spektakolare nga kodra e Kalasë Rozafa. Për pjesën më të madhe të rrjedhës së saj, Buna formon një kufi natyror midis Shqipërisë dhe Malit të Zi. Shkodra dhe ultësira e saj janë të rrethuara nga një numër malesh: Majat më të larta janë Jezerca (2 694 m), Cukali (1 722m), Maranaj (1 576m), pjesë e Alpeve Shqiptare. Deti Adriatik shtrihet 30 km në perëndim të qendrës së Shkodrës ku mund të gjeni plazhe të Velipojës, 8 km i gjatë dhe Rrjolli 6 km.