sqen

Kryefaqja

Shkodra është një nga qendrat urbane më të vjetra dhe më të lavdishme në Ballkanin Perëndimor, territori i Shkodrës ka rreth ka më shumë se 203,000 banorë dhe është sot një qendër e rëndësishme tregtare dhe industriale.

Një qytet me bukuri të madhe dhe rrënjë të thella kulturore, aq sa për t’u konsideruar djepi i kulturës shqiptare, Shkodra ka parë një histori veçanërisht të trazuar për shkak të vlerës së saj si edhe pozicionit shumë strategjike të saj në kufirin endikimeve midis zonave të ndryshme politike dhe fetare.

Duke kaluar disa herë nën sundimin romak, sllav, venecian dhe osman, qyteti ruan gjurmë të arkitekturës islame dhe kristiane, italiane dhe orientale.

E themeluar në shekullin e katërt P.K., Shkodra ishte kryeqyteti i mbretërisë ilire deri në vitin 168 P.K., kur u muar nga Perandoria Romake. Nën romakët, në fillim ishte qendër e krahinës vasale të Labeat dhe më pas, me Dioklecianin u bë kryeqyteti i Prevalis; pas ndarjes së perandorisë Romake, Shkodra ishte pjesë e Perandorisë Bizantine.

Dhënë serbëve nga Heraklius, në shekullin VII, pastaj u transferua te bullgarët, bizantinët dhe venedikasit, derisa mbreti i Serbisë, Stefan Dushani, shtriu pushtetin e tij deri nëShkodër, në 1330; pas vdekjes së Dushanit, iu dha turqve nga Gjergj Balsha II në 1389. Kthyer nën sundimin e Venedikut në 1396, u pushtua nga turqit në 1467 dhe u bë kryeqyteti i krahinës.

Pas shpalljes së pavarësisë nga Perandoria Osmane në 1912 ajo u pushtua shkurtimisht nga trupa serbo-malazeze dhe më pas nga austro-hungarezët në 1913. Në Luftën e Dytë Botërore ajo u pushtua së pari nga Italia dhe më pas nga gjermanët. Pas luftës, në Shqipëriu instalua diktatura më e egër komuniste e Europës  dhe do të zgjaste deri në vitin 1991, ku pikërisht në Shkodër filluan lëvizjet për rrëzimin e diktaturës. Aktualisht Shkodra është qendra më e rëndësishme ekonomike, administrative dhe kulturore e rajonit.