sqen

Login

Sign Up

After creating an account, you'll be able to track your payment status, track the confirmation and you can also rate the tour after you finished the tour.
Username*
Password*
Confirm Password*
First Name*
Last Name*
Email*
Phone*
Country*
* Creating an account means you're okay with our Terms of Service and Privacy Statement.

Already a member?

Login
sqen

Login

Sign Up

After creating an account, you'll be able to track your payment status, track the confirmation and you can also rate the tour after you finished the tour.
Username*
Password*
Confirm Password*
First Name*
Last Name*
Email*
Phone*
Country*
* Creating an account means you're okay with our Terms of Service and Privacy Statement.

Already a member?

Login

Mesjeta

Pas dyndjeve sllave në shekujt VI-VIII, në 1042 bëhet kryeqendër e shtetit të Zetës. Me rënien e pushtetit të Nemanjëve në shek. XIV, Shkodra u bë pjesë e principatës së Balshajve të cilët i shtrinë zotrimet e tyre deri në Vlorë. Në kulmin e sundimit dhe të shtrirjes më të madhe të zotërimeve, Balshajt fillojnë të përballen me një kërcënim të ri që janë turqit osmanë. Në prill të 1396, në mënyrë që të krijojnë një zonë mbrojtjeje për zotërimet e tyre, qytetin bashkë me kështjellat e afërta të Drishtit, Dejës e Shasit, si dhe territorin e tyre, Gjergji II ia dorëzoi Republikës së Venedikut. Në këtë periudhë e Venedikasit rindertojnë kalanë dhe qytetin e quajnë Scutari. Qyteti ka institucione dhe ligje si çdo qendër e zhvilluar veneciane në Adriatik.

Në pranverë të vitit 1478 Sulltan Mehmeti II erdhi vetë me forca të shumta, por nuk arriti t’a pushtojë dhe u kthye në Stamboll duke lënë një pjesë të ushtrisë për të vazhduar rrethimin. Shkodranë dhe venedikas e mbrojtën me ngulm Shkodrën por më në fund, me 25 janar 1479 u detyruan t’a dorëzojnë pas një marrëveshjeje me kushte të ndershme. Lufta pothuajse e rrënoi qytetin por dalëngadalë u rimëkëmb dhe në shekullin e XVII u bë qendër sanxhaku e Perandorisë Osmane. Në fillim të shekullit të XVIII, paqja 250 vjeçare solli edhe prosperitet ekonomik. Në këtë periudhë qyteti ka mbi 1,800 shtëpi dhe ka filluar të shtrihet në fushën ku është sot. Aty zhvillohen zejtaria, punimi i armëve, punimi i mëndafshit, i bakrit dhe i stolive prej argjendi.

Nga gjysma e shek. XVIII Mehmet Pashë Plaku, i derës së Bushatlijve, me dredhi arrin të emërohet sundimtar i Sanxhakut. Në 1757, atij i jepet titulli Pashë duke i hapur rrugë kështu sundimit të Pashallekut të Shkodres nga dinastia e Bushatllinjve. Ai vendosi qetësinë e rregullin në sanxhak, dhe zbatoi politikën e tolerancës fetare, duke marrë nën mbrojteje klerin. Ndërtoi ura, rrugë dhe të parën medrese në Shkodër. Në Shkodër ekzistojnë akoma dy objekte të ndërtuara me porosi të tij, Ura e Mesit dhe Xhamia e Plumbit. Në vitin 1771 Porta e Lartë i dha gradën e vezirit dhe kjo datë shënon krijimin e Pashallëkut të Shkodrës, si një grupim territorial politik i qëndrueshëm që qeverisej në mënyrë autonome, brenda shtetit osman. Mbas tij pushtetin e mori Mustafë Qorri, sundimi i tij nuk zgjati shumë pasi shumë shpejt vdiq i helmuar nga Porta e Lartë.

Një vit para vdekjes së të vëllait kishte ardhur në fronin e Shkodrës 20-vjeçari, Mahmud Pasha, i njohur në histori si Kara Mahmud Pasha, ose Mahmud Pasha i Zi. Pashai i ri, e shtriu sundimin e tij deri në afërsi të Ohrit e të Korçës. Pas disa fitoreve ndaj ekspeditave ndëshkuese osmane, Kara Mahmudi nisi të ushqente ëndrrën për një mbretëri shqiptare. Në 1786, me iniciativën e tij në Podgoricë u mblodhën krerë të krahinave rreth e rrotull, ku u vendos krijimi i “Konfederatës Ilirike”, e cila do të luftonte për arritjen e pavarësisë së plotë nga Perandoria Osmane. Në gusht të 1787, Turqit e rrethojnë përsëri Shkodrën për 80 ditë, por falë bashkëpunimit të fshehtë me Ali Pashë Tepelenën, turqit tërhiqen. Për shkaqe jo shumë të qarta, Mahmud Pasha befas bën një lëvizje të çuditshme: vret në anë të Liqenit të Shkodrës të dërguarit e Austrisë dhe i shpreh sërish besnikëri Sulltanit. Pikërisht në këtë kohë sulltani e emëron vezir. Por kjo nuk zgjati shumë. Në 1791 ndihmon monarkistët Francezë veprim i cili acaron sulltanin Selimi III, i cili e shpall sërish “fermanli” (i dënuar me vdekje) Kara Mahmudin, por pas ndërhyrjeve edhe ndërkombëtare, Sulltani e fal dhe pranon që të vazhdojë të qëndrojë vezir, por nuk do të mund të kalonte kufijtë e sanxhakut të Shkodrës. Në 1796, ai organizoi një fushatë të madhe ushtarake për shtrirjen e zotërimeve në drejtim të Malit të Zi. Më 22 shtator 1796, shqiptarët ranë në pusi dhe pësuan disfatë. Pashai mbeti i vrarë dhe iu pre koka.

Vendin e tij e zuri i vëllai, Ibrahim Pasha. Ky sundoi deri në 1809. Historia e tij është ajo e një shërbëtori të urtë të Stambollit. Ibrahim Pasha njihet gjithashtu si nismëtari i ndërtimit të njërës prej godinave më të njohura të Shkodrës së vjetër: Bexhistenit (pazarit të mbyllur), i cili u rrënua nga pushteti komunist duke e hedhur në erë në 1969. I fundit sundimtar i dinastisë së Bushatllinjve ishte Mustafa Pasha. Në 1830 udhëhoqi të fundmen kryengritje të Bushatllinjve kundër osmanëve. Pas faljes nga sulltani shërbeu disa kohë si vali në Adana, Konja, Izmir dhe Bosnjë. Vdiq si vali i Mekës, në 1860.

Në shekullin e XIX rritja ekonomike ecën me ritme të larta. Qendra tregtare ose pazari ka 2500-3500 dyqane. Qyteti arrin në 50’000 banorë dhe bëhet qendër Vilajeti. Këtu prodhohen veshje kombëtare, pëlhurë, lëkurë, duhan, barut, havjar, që eksportohen. Si port përdorej Oboti e Ulqini. Në 1859-61 ngrihet Seminari Papnor dhe Françeskanët ngrejnë Kuvendin e tyre.

Në maj të vitit 1862, forcat malazeze nisen sulmet në Malësi por u thyen nga malësorët e Hotit dhe të Grudës. Një muaj më vonë, forca të shumta ushtarake të Malit të Zi, sulmuan ishullin e Vraninës. Për të mbrojtur pikën kufitare të Vraninës, që është në anën veriore të Liqenit të Shkodres, dolën vullnetarë nga djelmnia shkodrane, ndër të cilët ishte edhe Oso Kuka. Ai ishte komandant i një njësie të vogël prej rreth 20 burrash të cilët mbronin Kalanë e Vraninës. Të rrethuar nga një numër i madh ushtarësh malazezë, Oso Kuka hodhi në erë kullën me gjithë bashkëluftëtarët e tij duke vrarë një numër të madh nga sulmuesit dhe duke bërë që kalaja të mbetej shqiptare deri në 1879.

Në shkurt të vitit 1867 qyteti bëhet qendër e Arqipeshkvisë. Ka institucionet tregtare të kohës, gjykatë, drejtori postale, doganë. Më 1865 kalaja braktiset pasi Lumi Drin ka ndryshuar shtratin. Afër Pazarit ekzistonte një molo në lumin Bunë, ku ankoroheshin barka e anije të vogla ndërmjet të cilave Shkodra dhe Pazari i saj lidheshin me Adriatikun. Po këtë periudhë u themeluan shoqëritë letrare, kulturore e sportive si “Bashkimi” dhe “Agimi”. Me 7 prill 1858 fillon ndërtimi i Katedrales së Shkodrës ose “Kisha e Madhe” siç quhet, një ndër objektet kristiane më të bukura në Ballkan. Në prill të vitit 1878 krijohet Lidhja e Prizrenit për mos copëtimin e trojeve të Shqipërisë dhe Shkodra bëhet një qendër e rëndësishme e lëvizjes kombëtare. Ushtritë e Shkodrës luftojnë për mbrojtjen e trojeve shqiptare të Plavës, Gucisë, Hotit, Grudës, Ulqinit dhe Tivarit. Në vitin 1875 fillon ndriçimi i rrugëve natën me llamba vajguri nga Bashkia e Shkodrës. Në vitin 1878 ngrihet në Shkodër banda e parë muzikore e vendit. Sahati i Inglizit, është ndërtuar nga Lordi anglez Padget, në fund të shek. XIX. Qyteti me 1 qeshor 1905 përjeton ngjarje katastrofale nga tërmeti që shkaktoi dëme të mëdha, vdesin 159 vetë dhe plagosen 250 të tjerë. Me 6 prill 1911 ngrihet flamuri shqiptar në Bratile (Rudinë), në majë të Deçiqit. Ishte hera e parë që ndodhte pas rënies së Shkodrës më 1479. Kryengritja e vitit 1911 e zonës së veriut tronditi pushtimin osman në Shqipëri.