sqen

Login

Sign Up

After creating an account, you'll be able to track your payment status, track the confirmation and you can also rate the tour after you finished the tour.
Username*
Password*
Confirm Password*
First Name*
Last Name*
Email*
Phone*
Country*
* Creating an account means you're okay with our Terms of Service and Privacy Statement.

Already a member?

Login
sqen

Login

Sign Up

After creating an account, you'll be able to track your payment status, track the confirmation and you can also rate the tour after you finished the tour.
Username*
Password*
Confirm Password*
First Name*
Last Name*
Email*
Phone*
Country*
* Creating an account means you're okay with our Terms of Service and Privacy Statement.

Already a member?

Login

Lashtësia

Shkodra është një nga qytetet më të vjetra në Shqipëri, me rreth 2500 vjet histori. Në Shkodër janë gjetur gjurmë dhe reperte arkeologjike që i përkasin paleolitit të mesëm, ndërsa që nga neoliti gërmimet kanë provuar se qyteti është banuar në mënyrë të pandërprerë. Kjo sepse zona ka një kombinim të rrallë të kushteve dhe faktorëve që e bëjnë shumë të favorshme për zhvillimin e aktiviteteve jetësore. Në anën jugore të qytetit të sotëm, materialet arkeologjike fillojnë që nga Bronzi i hershëm (2000 p.e.r).

Kalaja është e vendosur mbi një kodër në hyrje të qytetit në një lartësi 130 m. Në shekullin V–IV p.e.r. filloi ndërtimi i kalasë me gurë ciklopike të puthitur pa llaç. Në hyrje të kalasë gjendet një trakt muri i tillë me gjatësi 12 m dhe i lartë 2.2 m. Ai përbën provën e parë për kthimin e Shkodrës në një qendër qytetare gjatë shekujve V-II p.e.s. Shkodra ka më se dymijë vjet që nuk e ka ndryshuar emrin. Ekzistojnë disa teori në lidhje me etimologjinë e emrit. Johann Georg von Hahn (1811–1869) mendon se emri vjen nga fjala shqipe “kodra”. Një nga teoritë më të besueshme thotë që emri “Shkodër” rrjedh nga “Shko-Drin” ose “Drin shko” duke iu referuar lumit Drin.

Ndër autorët antikë, Shkodra përmendet fillimisht tek Polybius (208-125 p.e.s), i cili na jep disa karakteristika të saj, ndersa Titus Livius (64 ose 59 p.e.s. – 12 ose 17 p.e.s.), e cilëson Shkodrën si “vendi më i fortë i labeatëve dhe i vështirë për t’u afruar”. Shkodra dhe zona përreth banohej nga fisi ilir Labeatëve dhe Ardianëve. Gjatë kësaj kohe, qyteti pati një zhvillim ekonomik të dallueshëm, gjë që e dëshmon edhe emetimi i monedhës së parë në 230 pes. Në 181 para Krishtit, Shkodra u bë Kryeqyteti i Perandorisë Ilire, nën mbretin ilir Gentius, pasardhës i Agronit. Në vitin 168 para Krishtit, qyteti u sulmua dhe u pushtua nga Perandoria Romake. Pas pushtimit të Shkodrës nga Romakët, Mbretëria Ilire pushoi së ekzistuari. Në 395 të e.s, pas ndarjes së Perandorsë Romake, Shkodra u bë pjesë e Perandorisë Romake Lindore (Bizantit) dhe kryeqyteti i Provincës Praevalitana, e cila përfshinte Dalmacinë Jugore dhe Shqipërinë Veriore.