en

Pozicioni gjeografik

Shkodra është qendra e rajonit me të njëjtin emër, me një sipërfaqe 872.71 km katror. Kufizohet me komunën e Malësisë së Madhe në veri, komunën e Tropojës në lindje, komunën e Vau i Dejës dhe Lezhën në jug dhe Detin Adriatik dhe Malin e Zi në perëndim. Bashkia Shkodër, shtrihet nga Alpet Shqiptare deri në Detin Adriatik. Ajo konsiston në 11 njësi administrative dhe 93 fshatra. Qyteti i Shkodrës, shtrihet afër liqenit të Shkodrës, lumit Buna dhe Drin përkatësisht liqeni më i madh në Ballkan, lumi më i madh në Shqipëri referuar nivelit të prurjeve dhe lumit më të gjatë. Kir është një tjetër lum i rëndësishëm, që rrjedh në lindje të qytetit. Bashkimi i tyre në rrëzë të kalasë Rozafa krijon një pamje spektakolare nga kodra e kalasë. Për pjesën më të madhe të rrjedhës së tyre ata formojnë një kufi natyror midis Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Shkodra dhe ultësirat e saj janë të rrethuara nga një numër i konsiderueshëm malesh: majat më të larta janë Jezerca (2 694 m), Cukali (1 722m), Maranaj (1576m), pjesë e Alpeve Shqiptare.

Deti Adriatik shtrihet 30 km në perëndim nga qendra e Shkodrës ku gjenden edhe plazhet e Velipojës, 8 km gjatësi dhe Rrjollit 6 km.